1. Pse teknologjia e qelizave ka me shume rendesi se me pare
Dikur shumica e krahasimeve beheshin vetem sipas fuqise nominale. Sot, ndryshimet ne arkitekturen e qelizes ndikojne jo vetem ne rendimentin laboratorik, por edhe ne sjelljen e modulit ne kushte reale.
Kjo do te thote se dy panele me fuqi te ngjashme mund te japin rezultate te ndryshme ne temperaturen e veres, ne drite difuze apo ne projekte me objektiv prodhimi maksimal.
2. TOPCon po behet standardi i ri i tregut
TOPCon po shihet gjithnje e me shpesh ne kataloge sepse ofron efikasitet me te larte dhe nje degradim me te kontrolluar krahasuar me gjeneratat me te vjetra.
Per shume projekte, kjo teknologji jep nje balance shume te mire mes kostos, rendimentit dhe qendrueshmerise ne kohe.
3. HJT dhe HPBC synojne segmentin premium
HJT dhe HPBC konsiderohen zgjidhje me te avancuara, sidomos kur kerkohen nivele me te larta efikasiteti ose nje performance me e sofistikuar ne kushte te caktuara.
Ne projekte ku siperfaqja eshte shume e kufizuar ose kur investitori kerkon modul me profil me premium, keto teknologji shpesh futen ne diskutim.
4. Vendimi duhet lidhur me projektin dhe jo me termin marketing
Jo cdo projekt ka nevoje per teknologjine me te shtrenjte. Ne disa raste, TOPCon eshte zgjidhja me racionale. Ne raste te tjera, HJT ose HPBC mund te justifikohen nga kufizimet e hapesires ose objektivi i performancës.
Kjo eshte arsyeja pse teknologjia duhet pare gjithmone bashke me buxhetin, strukturën e instalimit dhe pritshmerine e prodhimit.
Keni nevojë për ndihmë me projektin?
Na tregoni çfarë sistemi kërkoni dhe ekipi ynë do t’ju ndihmojë me përzgjedhjen dhe dimensionimin e duhur.
Na kontaktoni