Si funksionojnë panelet fotovoltaike në Shqipëri

Si funksionojnë panelet fotovoltaike në Shqipëri

Si funksionojne dhe sa kushtojne panelet fotovoltaike ne Shqiperi?

Ju lutem lexojeni me kujdes nese vertet jeni i interesuar te instaloni panele fotovoltaike. Kjo vlen per çdo biznes që ka kontratë elektrike dhe ata konsumatore te cilet paguajne mesatarisht 70.000 leke drita ne vit ose rreth 6000 leke drita ne muaj.

Sa Kw panele ju duhen? Fillimisht bazohemi tek konsumi mesatar vjetor qe keni. Nuk ka rendesi cfare pajisjesh keni ne perdorim? Nuk ka rendesi se sa m2 eshte ndertesa apo banesa. E rendesishme eshte te dime konsumin mesatar vjetor ne leke ose kwh. Panelet fotovoltaike shiten ne baze te fuqise ne kwp, ose ne m2 nese nuk keni informacionin e duhur. 

Si funksionojne ne Shqiperi? Para se te instalohen panelet behet kontrata midis klientit dhe kompanise instaluese. Para se te filloj instalimi kompania instaluese ne emer te klientit siguron kontraten me oshee si vetprodhues, (kontrata duhet patjeter per instalimet ongrid) pasi merret kontrata si vetprodhues i energjise, behet instalimi paneleve fotovoltaike mbi siperfaqen e disponueshme qe ka klienti. Pasi behet instalimi kompania instaluese ben kolaudimin e impiantit dhe e dorezon ate prane OSHEE, me pas vendoset sahati ose matesi me dy drejtime. Kujdes! eshte matesi me dy drejtime qe llogarit sa kwh hidhet ne rrjet dhe sa kwh merret nga rrjeti, dhe ne fund te cdo muaj behet bilanci. Nese ne fund te muajit i keni marr energji oshee-se, do te faturoheni per aq kwh sa keni marre, nese i keni dhene atehere kete teprice mund ta konsumoni deri ne fund te vitit.

Kujdes edhe njehere. Ne Shqiperi teprica e energjise e prodhuar nga panelet fotovoltaike nuk shitet. Lejohen panelet per te prodhuar energji per vetkonsum por jo per ta shitur. Nese kerkoni qe te instaloni panele per te shitur energjine e tyre duhet te interesoheni prane institucioneve perkatese dhe sigurohuni qe keni minimum 5 ha toke jo pjellore.

Per impiantet ongrid per vetkonsum, pra te lidhura me rrjetin, duhet patjeter miratimi dhe kontrata me oshee dhe matesi me dy drejtime. Ndryshe sistemi nuk funksionon. Keto i siguron kompania instaluese e cila e ka koston te perfshire ne oferte ose jo. Varet se si bihet ne ujdi para instalimit.

Persa i perket madhesise se panelit. E rendesishme eshte fuqia per m2 dhe eficensa e tij dhe jo madhesia e panelit sepse ne fund te fundit fuqia per m2 njelloj eshte, qelizat e paneleve njelloj prodhojne. Pra nje panel 650 wat nuk prodhon me shume se sa nje panel 415. thjesht eshte me i madh dhe ze me shume siperfaqe dhe ne fund prodhimi per m2 njelloj eshte.

Sa kushtojne panelet fotovoltaike? Kjo pyetje eshte e shpeshte nga klientet por cmimin/kwp e percakton sasia qe do merrni, marka qe do preferoni si dhe vendi ku do montohen (cati me tjegull? Solete e sheshte? Sanduic apo mbi toke). Ndaj eshte mire te vizitoni nje nga pikat ku shesin dhe montojne panele fotovoltaike ose te pyesni nje specialist qe ka eksperience ne instalimin e paneleve fotovoltaike ne Shqiperi.

Informacioni i mesiperm eshte i bazuar ne eksperiencen tone ne instalimin e paneleve fotovoltaike dhe ne ligjet aktuale ne Shqiperi. Nuk mbajme pergjegjesi per menyren e funksionimit te paneleve fotovoltaike ne baze te ndryshimeve ligjore qe mund te ndodhin ne te ardhmen ne Republiken e Shqiperise. Ndaj mos harroni te konsultoheni me nje specialist me eksperience ne kete fushe po ne Shqiperi (jo ne europe sepse ndryshojne ligjet dhe menyra e funksionimit te paneleve fotovoltaike me ato ne shqiperi dhe shpesh na ndodh qe klientet keqkuptohen).

Kaq persa i perket instalimeve ongrid (pra pa bateri).

Nese keni degjuar ose ju kane thene se duhen patjeter panele bashke me baterite, atehere ofrojme sisteme offgrid (instalohen atje ku nuk ka fare energji elektrike) ose Hybrid te cilat instalohen atje ku ka energji elektrike por shkeputen shume shpesh per shkak te motit apo defekteve te ndryshme.

Ne te dyja rastet offgrid apo hybrid, kompania jone merr persiper te instaloj panelet me bateri vetem per ndricim tv dhe frigorifer ose nje konsum konstant jo me shume se 250 watt/h. Nese kerkoni qe baterite te mbajne sobe kondicioner apo dush, me keqardhje ju themi se nuk e marrim dot persiper. Ose, ofrojme instalimin por nuk ofrojme garanci.

Kujdes sistemet me bateri rrisin koston minimum 4 mije euro me bateri me xhel dhe inverter offgrid ose 8 mije euro me bateri lithium dhe inverter hybrid. Gjithesesi ju rekmandojme te mos vendosen sisteme me bateri nese rrjeti nga oshee funksionon pa shkeputje. Pra sistemet ongrid (pa bateri) jane me ekonomike dhe kthimi investimit eshte me shpejt se sa ato me bateri.

Per ata qe duan te instalojne panele fotovoltaike dhe  kane banesen ne pallate ku siperfaqja e catise eshte e perbashket. Ju duhet leje nga bashkia dhe firma e shumices se banoreve te pallatit. Nese siguroni keto te dyja mund te kontaktoni nje nga kompanite qe instalojne panele fotovoltaike dhe te beni aplikimin tek oshee.

Nese konsumi juaj i energjise eshte nen 3 mije leke te reja ne muaj nuk ofrojme instalime me panele fotovoltaike. Nuk ia vlen mundimi as per klientin e as per instaluesin.

Per me shume informacion ose pyetje ju lutem ne shkruani ne whatsapp tek ikona poshta ne te djathtë.

Faleminderit

Kthehu tek Blogu
 

Komentoni

Ju lutem kujdes, komentet duhet të aprovohen para se të bëhen publike.